Legjendat Gerrard dhe Ferdinand e thonë njëzëri: Ja lojtari më i mirë në botë

Legjendat Gerrard dhe Ferdinand e thonë njëzëri: Ja lojtari më i mirë në botë

10:53, 25/04/2018

Legjenda e Liverpulit, Steven Gerrard, por edhe ai i Anglisë dhe Manchester United, Rio Ferdinand njëzëri flasin për lojtarin më të mirë në botë.

Gjatë komentit të tyre për “BT Sport”, ata thanë se Mohamed Salah, është për momentin lojtari më i mirë në botë.

“Më kanë mbaruar fjalët për të përshkruar sesi po luan ky djalë këtë vit”, tha Ferdinand pas ndeshjes në “Anfield”.

“A prisnim në fillim të sezonit që të bënte një sezon të tillë? Jo. Finalizimi i tij është bërë i përkryer. Mund të themi sot është një nga lojtarët, në mos lojtari më i mirë në planet, me mënyrën sesi po luan. Askush nuk ndihet i aftë në fushë për ta ndalur”, shtoi ish-mbrojtësi.

Ndërsa ish-kapiteni i Liverpulit tha:

“Është padyshim në formën e jetës. Është e vështirë ta krahasosh me atë që kanë bërë Mesi dhe Ronaldo ndër vite. Por pa asnjë hije dyshimi, ai është futbollisti më i mirë në botë për momentin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco