Finalja e Kupës së Mbretit do jetë e fundit me Barcelonën, zbulohet ku do transferohet Iniesta

Finalja e Kupës së Mbretit do jetë e fundit me Barcelonën, zbulohet ku do transferohet Iniesta

23:09, 20/04/2018

Andres Iniesta ka vendosur të largohet nga Barcelona në fund të sezonit dhe finalja e Kupës së Mbretit do të jetë ndeshja e tij e fundit për katalanasit.

Vendimi ndoshta nuk është maksimumi i karrierës së tij, sepse mendohet që në moshën 33-vjeçari ai kishte ende për të dhënë në nivelet më të larta, por ai është joshur nga paràtë e klubeve kineze.

Sipas asaj që shkruan shtypi spanjoll skuadra e tij e re do të jetë Chongqing Dangdai Lifan.

Menaxherët e këtij ekipi kanë gjetur marrëveshjes me Iniesta edhe me ndihmën e agjencisë së marketingut “Desports”.

Krahas tij, kjo skuadër synon të marrë Fernandinho nga Manchester City dhe Javier Mascherano, ish-shoku i ekipit të Iniesta, që aktualisht luan me Hebei China Fortune.

Iniesta do të jetë përgjithmonë një “legjendë” e Barcelonës, por ndryshe nga Puyol, ai zgjodhi rrugën e Xavi Hernandez duke e mbyllur karrierën diku gjetkë, pas më shumë se dy dekadash në klubin “blaugrana”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco