Tirana në Superligë, kapiteni i ekipit jep këtë deklaratë epike

Tirana në Superligë, kapiteni i ekipit jep këtë deklaratë epike

13:45, 16/04/2018

Tirana kaloi një sezon në Kategorinë e Parë. Në ndeshjen me Pogradecin, bardheblutë, siguruan rikthimin përsëri në elitë. Për këtë, kapiteni i ekipit, Erando Karabeci, ka dhënë një intervistë për “Super Sport”. “

Personalisht jam i kënaqur për rikthimin në Superirore. Ne ia arritëm qëllimit që ta sillnim Tiranën mes më të mirëve, megjithëse nuk ka qenë e lehtë dhe ky ishte një makth por ta harrojmë sa më shpejt. Do të bëjmë paraqitje dinjitoze, ashtu siç i shkon përshtat Tiranës.”, shprehet Karabeci.

Gjithashtu kapiteni prek edhe temën e trajnerit Ze Maria, i cili pas përfundimit të ndeshjes me Pogradecin është larguar menjëherë dhe mediat aludojnë për një krisje me presidentin Halili.

“ Unë flas në emër të ekipit dhe dëshira jonë është që ne të vazhdojmë me Ze Marian. Kjo punë i takon presidentit dhe trajnerit për të gjetur gjuhën e përbashkët. Ze Maria është me eksperiencë dhe mund të na ndihmojë shumë” , përfundoi kapiteni bardheblu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco