Spalletti befason me deklaratën e tij pas humbjes me Genoan

Spalletti befason me deklaratën e tij pas humbjes me Genoan

09:34, 18/02/2018

Kriza e skuadrës së Interit vazhdon të thellohet, pasi zikaltërit ende nuk po dalin nga tuneli i rezultateve zhgënjyese. Humbja 2-0 dje ndaj Genoa në kampionat konfirmon këtë fakt, ndërkohë që gabimet në fushë janë nga më elementaret. “Kur mbyllet pjesa e parë një autogol të tillë nuk është e lehtë të ngresh lart moralin e skuadrës. Sidomos në këtë periudhë, ku fat ii keq po na persekuton. Në pjesën e dytë kërkuam të bëjmë ne ndeshjen, por nuk arritëm të kontrollojmë ashtu si duhet topin. Na munghon qetësia, jemi të brishtë në aksionet tona dhe thyhemi shpejt”, u shpreh trajneri Luciano Spalletti.

“Nuk bëmë një paraqitje të keqe, por autogoli erdhi në momentin më të keq të mundshëm, në sekondat e fundit të pjesës së parë. Në këtë pjesë bëmë një lojë të mirë, por nuk kemi vijueshmëri gjatë 90 minutave dhe na mungoi presingu. Na duhen edhe disa episode në favor në disa ndeshje që të jemi më të qetë. Në pjesën e dytë meritonim diçka më shumë, por na mungoi goli, pasi nuk kemi qartësi para portës”, tha Spalletti, që sheh se skuadra e tij rrezikon të zbresë në vendin e pestë, jashtë zonës së Champions League. “Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe luftojmë deri në fund”, tha trajneri zikaltër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>