Më 7 shkurt do të zhvillohen zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, shkruan SYRI.net.
Zyrtarisht në garë janë kreu aktual Armand Duka, deputeti socialist Bashkim Fino dhe kandidati më i ri, ish-arbitri Shpëtim Hala.
Presidenti i FSHF-së zgjidhet nga vota e 66 anëtarëve të Asamblesë, në të cilët bëjnë pjesë klubet e Superiores, Kategorisë së Parë, Kategorisë së Dytë dhe Shoqatat e FSHF-së.
Njëri kandidat duhet të marrë 44 vota, që quhet shumicë e cilësuar, në mënyrë që të fitojë qysh në raundin e parë. Nëse nuk arrihet kjo, atëherë i duhet 50 përqind plus 1 votë për t’u shpallur president.
Pritet që gara të jetë e fortë mes dy kandidatëve, Duka e Fino, edhe pse tashmë ka hyrë mes tyre dhe Shpëtim Hala, i cili është propozuar nga klubi i Delvinës.
Paraprakisht, dy kandidatët Duka e Fino i kanë siguruar votat e para.
Presidenti aktual, Armand Duka, ka ‘hipotekuar’ Kategorinë Superiore. Votat e klubeve të elitës së futbollit shqiptar do të jenë më së shumti për Dukën, i cili ka 6 të tilla ‘në xhep’.
Nga 10 klube të Superiores, Skënderbeu, Kukësi, Vllaznia, Teuta, Kamza dhe Laçi janë deklaruar pro Dukës.
Për Finon janë deklaruar Lushnja, Flamurtari e Partizani, ndërsa Luftëtari mbetet në dyshim, edhe pse anon paksa nga krahu i deputetit socialist, për shkak të vendlindjes së tij.
Pra, mesa duket Armand Duka ka votat e elitës së futbollit, duke udhëhequr 6-4, teksa pritet deklarimi i klubeve të së Parës dhe së Dytës, apo edhe i 12 Shoqatave, për të arritur në një konkluzion se cili do të jetë kreu i ardhshëm i FSHF-së.
/ Florian Behlula / SYRI.net /
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
Dhe kte Hampi Dampin kishte manget Shqiperia,,a pragun o pragun,te gjitha per lesh po i cojn kta,ky esht nje prags cinik,nje kopil i lig,,tani e do futbollin e paster ky plera qe kandidon,ku ishte gjer dje ky pragsi?e do federaten Rama thuaj pa kush e pjerdh kte xhuxhin
E gjithe loja eshte per timon e tepsi.Shqiperia eshte nje placke qe edhe Enveri e kishte por nuk e gllaberoi si familja Rama per kaq pak vite.Shqipetaret e mertojne mallkimin e zotit,Duka nuk eshte i miri botes por pazari Rama-Fino per tepsi eshte katastrofal.Edi Olsi jane esotmja por me tepsi e hanxhar Gregori e Zahoja jane e ardhmja e vendit.Rrofte Koreja demokratike e shqiperise.
Po te kishte te drejten e saje ne votim , Kosova do te votonte 100% per Armando Duken .Kundershraret e tij edhe mund te mose e dojne ne krye te FSHF por, z.Duka ka lene prapa vehtes rezulltate te pashlyeshne te Kombtares se futbollit shqiptar ...nji thenje thote , "trimin vraje por, hakun mose ja ha"
- Ne se Fino behet president i FSHF do te jete nje humbje e rende per Shqiperine.
Duka tashme me nje stazhe te gjate eshte nje profesionist i vertete dhe ka arritur me shume se kushdotjeter ne Shqiperi, FITUES!
Cfarë lidhje ka me futbollin ky bullafiq xhuxh një metër e një loqe i gjatë? Pastrimin e parave të pista (të fëlliqura) të familjes kryerilindase (rilindja e dhunës komuniste, e krimit dhe drogës, shpërbërja e Shqipërisë). Kush mund ta bëjë më mirë këtë rol se sa xhuxhi i fëlliqur që zemrën e ka shumë shumë afër me zorrën e trashë. A keni vënë re që EDrama e ka rrethuar vehten me xhuxha si Borëbardha. I pëlqen ta quajnë naltgjatësia e tij.