Neymar paralajmëroi Real Madrid se objektivi i rëndësishëm për PSG-së është triumfi në Champions League.
Në një intervistë për mediat franceze, Neymar shpalosi objektivat e këtij sezoni për Paris Saint Germain, shkruan "Mundo Deportivo", raporton SYRI.net.
"Është shumë e komplikuar të them tani, por ne po bëjmë një punë të mirë. Cavani dhe Mbappe janë lojtarë të mëdhenj që bëjnë një diferencë të madh. Ne po njohim njëri-tjetrin dhe po përmirësohemi. Ne shpresojmë që t’i fitojmë të gjitha titujt, veçanërisht Champions Leaguen”, theksoi ai.
Kujtojmë që PSG-Real Madrid do të jetë dueli më interesant në fazën e 1/16 në Champions League.
/ Oldi Mele / SYRI.net /
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: