Protestë në Shkozë për shembjen e shtëpive, banorët i bllokojnë rrugën Edi Ramës: Na mashtruan ...

Protestë në Shkozë për shembjen e shtëpive, banorët i bllokojnë rrugën Edi Ramës: Na mashtruan ...

13:46, 14/09/2017

Banoret në Shkozë, që preken nga projekti i rehabilitimit të Lanës kanë dalë sot në protestë.  Në pjesën e parë të projektit prishen 153 shtëpi.

Burimet bëjnë me dije se, banorët gjatë ditës së sotme kanë kërkuar prezencën e kryebashkiakut Erjon Veliaj, deputetes së zonës, Elona Gjebrea dhe Saimir Tahirin si kryetar i Partisë Socialiste për Tiranën, te cilët sipas tyre i kanë premtuar para zgjedhjeve dëmshpërblim te plotë me një VKM të posaçme.

Banorët janë shprehur se “Nuk kemi ku të shkojmë do mbajmë të bllokuar urën. Shtëpitë disa janë te ndërtuara që në 1985 disa në proces legalizimi. Banorët na mashtruan me premtime e tani sjellin 100 policë për të na flakur në rrugë”, – jane shprehur ata te revoltuar.

Projekti mësohet se është projektuar dhe zbatohet nga ARSH-ja. 

Në këtë rrugë kalon të paktën dy herë në ditë, kryeministri Edi Rama, i cili e ka shtëpinë në Surrel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku14/09/2017 15:27

Shkoni në Surrel, aty ka 22000 metër katror tokë. Ka vend për të gjithë.

shaban demiraj14/09/2017 14:56

skeni pare gje akoma .tani starton. o njerez injorant ,po a i besohet drogaxhinjve?

Shto koment