SYRI TV/ Shkodër, pensionistët s'marrin dot pensionin, sorollaten me ditë në zyrat e postës

13:21, 03/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pensionistët në Shkodër vijojnë të sorollaten pranë zyrës së postës. Ato ankohen se nuk arrijnë të marrin pensionet e tyre dhe detyrohen të presin për orë të tëra.

Ka edhe prej atyre që prej 3 ditësh janë në pritje të pensioneve. Pensionistët kërkojnë një zgjidhje, pasi është bërë një situatë e vështirë. Ndërkohë, shprehen të revoltuar me shtetin dhe bëjnë thirrje për t’u ngritur në protesta.

Pensionistët kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti, pasi ndihen një kategori e lënë në harresë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco