Temperatura deri në 35 gradë celcius, parashikimi i motit për sot

Temperatura deri në 35 gradë celcius, parashikimi i motit për sot

06:49, 26/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare përgjatë relieve malorë në lindje gjatë orëve të mesditës e pasdites.

Reshje shiu të karakterit lokal me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në lindje e jug.

Temperaturat maksimale do te arrijne deri ne 35 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 13 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco