Në një shtëpi të thjeshtë mes maleve të Çorushit të Mallakastrës jeton çiftit pensionist, Bajram dhe Hasime Mahmutaj, të cilët prej më shumë se 30 vitesh mbledhin bimë medicinale për të siguruar mbijetesën.
Mes thasëve me hithra, rigon e shtog, ata vazhdojnë një traditë që dikur ushqente të gjithë fshatin.
Sot, jeta u është bërë e vështirë: pensioni minimal dhe ilaçet e shtrenjta i mbajnë në kufijtë e mbijetesës, ndërsa pjesa më e madhe e fshatit ka emigruar, duke lënë vetëm pak persona të punojnë në male. Historia e tyre reflekton një realitet më të gjerë të Çorushit, plakja, varfëria dhe shpopullimi gradual i zonës.
Bajrami 70 vjeç dhe Hasimeja 61, zgjojnë ditën herët për të shkuar në mal dhe për të mbledhur bimët që dikur u siguruan të ardhura të mjaftueshme për familjen e tyre.
“Dikur kjo punë na mbante familjen. Sot mezi nxjerrim bukën e gojës,” – thotë Bajrami, ndërsa duart e tij tregojnë gjurmët e viteve të punës në natyrë.
Hasimeja kujton me nostalgji kohët kur mbi 50 banorë të fshatit dilnin për të mbledhur bimë medicinale, ndërsa sot janë vetëm 10 persona që vazhdojnë këtë aktivitet.
Pesë fëmijët e çiftit jetojnë në emigracion, duke lënë Çorushin të zbrazet çdo vit.
Historia e tyre është një pasqyrë e realitetit të Çorushit, një fshat dikur i gjallë nga ullinjtë, vreshtaria dhe frutikultura, që tani përballet me plakjen, varfërinë dhe emigracionin masiv.
© SYRI.net