'Qershia mbetet pa treg'/ Fermerët e Elbasanit: Jemi braktisur nga shteti në kulmin e sezonit

10:06, 14/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zona e Bathesit në Bashkinë e Elbasanit njihet në mbarë vendin për kultivimin e qershisë. Fermerët shprehen se ky vit ka qenë mjaft i mbarë, ku cilësia e frutit ka qenë e lartë dhe çmimet relativisht të mira. Megjithatë, sipas tyre, problematika kryesore që vijon prej vitesh mbetet mungesa e krahut të punës dhe mungesa e ujit për vaditje.

Pavarësisht sasisë dhe cilësisë së lartë të qershisë së Bathesit këtë sezon, fermerët thonë se mungesa e ujit të vaditjes ndikon drejtpërdrejt në prodhimtarinë e tyre dhe në stabilitetin e fermave.

Ferdinand dhe Bashkim Yzeiri, prej 25 vitesh të angazhuar në kultivimin e kësaj kulture bujqësore, shprehen për Syri TV se puna është e madhe dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm deri në periudhën e tregtimit.

Ata theksojnë se pavarësisht vështirësive, detyrohen të vazhdojnë aktivitetin familjarisht për shkak të mungesës së theksuar të fuqisë punëtore në zonë.

Sipas tyre, një punëtor ditor paguhet rreth 30–40 mijë lekë të vjetra, por edhe me këtë pagesë është e vështirë të gjenden punëtorë, ndonëse e gjithë zona është e mbjellë me qershi.

Deri më tani, qershitë e Bathesit janë tregtuar në tregjet e Elbasanit dhe Tiranës, ku tregtarët i marrin direkt në zonë.

Çmimi i shitjes ka arritur në 200–250 lekë të reja për kilogram, ndërsa fermerët parashikojnë që deri në fund të sezonit të vjeljes çmimi mund të pësojë rënie të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco