Një moment i veçantë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele gjatë protestës së 29-të qytetare që po zhvillohet para Kryeministrisë në Tiranë, ku një i ri zgjodhi t’i propozojë për martesë partneres së tij.
Propozimi surprizë u zhvillua mes dhjetëra protestuesve që mbanin në duar pankarta dhe flamuj. E reja u shfaq e habitur teksa pa të dashurin e saj të ulej në gjunjë për t’i kërkuar dorën.
Momenti u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit, ndërsa çifti e kurorëzoi emocionin me një përqafim dhe një puthje.
Ndërkohë, protesta vijon prej disa orësh, ndërsa pritet që protestuesit të nisin marshimin në rrugët e Tiranës.
© SYRI.net