Skandal, 5 vite punime për 2 km rrugë, Bashkia e qeveria asnjë përgjigje për banorët

14:37, 07/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tragjedia e ndodhur 4 ditë më parë në Durrës, ku dy të mitur humbën jetën pasi u përplasën nga një automjet, teksa luanin në trotuar, solli edhe një herë në vëmendje skandalin e investimit të 2 km rrugë në zonën e Durrësit të Ri, konkretisht të rrugës ‘Azem Hajdari’. Kjo rrugë, ndodhet vetëm pak metra nga vendi i ngjarjes së rëndë, e lënë totalisht në harresë, edhe pse ka 5 vite që aty ka nisur një investim, i lënë rrugëve dhe pas asnjë përgjigje për banorët. Këta të fundit pohojnë se i tremben një tjetër tragjedie si ajo e së dielës, nëse nuk meren masa nga pushteti lokal apo qëndror

VIDEO SYRI TV

Kjo është pika nga e cila ditën e dielë rreth orës 14 u nis mjeti i drejtuar nga Nikoll Radaçi, i cili pasi udhëtoi për 500 metra nga këtu, në gjendje të dehur, humbi kontrollin e mjetit, për shkak të shpejtësisë së lartë, duke përplasur 3 të mitur që po luanin në trotuar.

Dy prej tyre humbën jetën, ndërsa tjetri ndodhet në spitalin e traumës, jashtë rrezikut, por me dëmtime të shumta. Kjo ngjarje tragjike mund të ishte parandaluar, nëse do të funksiononin një sërë hallkash të shtetit, që nga policia apo edhe pushteti lokal e qëndror.

E kjo jo pa shkak. Kjo rrugë, mban emrin e dëshmorit të demokracisë, Azem Hajdari dhe gjendet në zonën e Durrësit të ri, por e lënë prej kohësh në mëshirë të fatit, në gjendje të degraduar, me një korsi lëvizjeje, me gropa, trotuare të mbuluar nga plehrat por edhe nga era e rëndë e kanalit të hapur. Investimi ka nisur që në 2021, por është lënë përgjysmë dhe as prania e Edi Ramës që monitoronte punimet nuk e finalizoi këtë investim.

Janë banorët e zonës ata të cilët kanë ngritur sërish zërin, për të kërkuar ndërhyrje dhe për të parandaluar ngjarje të tjera si ajo e së dielës.

Në këtë segment nuk kanë munguar aksidentet e rënda, ku pas përplasjeve fatale automjetet kanë përfunduar në kanal.

Rruga nuk ka asnjë lloj sinjalistike, as ndriçim dhe një kabinë është e vendosur në mes të rrugës.

Ndonëse për këtë rrugë është miratuar një projekt dhe fond e punimet kanë nisur që në vitin 2021, ende sot që flasim, aksi rrugor por edhe vepra të tjera në këtë zonë kanë mbetur të pa përfunduara, duke u bërë shkak për aksidente si dhe rrezik me pasoja të rënda për banorët e zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco