OKB: Gati gjysma e gazetareve gra vetëcensurohen për shkak të dhunës online

OKB: Gati gjysma e gazetareve gra vetëcensurohen për shkak të dhunës online

22:32, 01/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një raport i publikuar nga UN Women tregon se pothuajse gjysma e gazetareve gra pranojnë se vetëcensurohen në rrjetet sociale për shkak të dhunës dhe abuzimit online.

Sipas njoftimit, asnjë gazetare nuk duhet të detyrohet të zgjedhë mes zërit të saj dhe sigurisë personale. Megjithatë, sulmet në internet po ndikojnë drejtpërdrejt në: zërin e tyre, mirëqenien dhe vetë lirinë e medias.

Organizata thekson se në shumë raste abuzimi online është i qëllimshëm dhe i koordinuar, duke krijuar presion për vetëcensurë.

Ky paralajmërim vjen në prag të World Press Freedom Day, ndërsa kërkimet e financuara nga Bashkimi Europian tregojnë se abuzimi në epokën e inteligjencës artificiale po nxit gjithnjë e më shumë heshtjen dhe dëmton shëndetin mendor të gazetareve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco