SYRI TV/ Banorët e Livades ankohen për ujërat e zeza: Rrezikohemi nga infeksionet

15:17, 29/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e zonës së Livadeve në qytetin e Shkodrës ankohen për ujërat e zeza që derdhen afër banesave të tyre. Ata thonë se ky problem vijon prej vitesh dhe se shëndeti i tyre rrezikohet nga infeksione te mundshme. Banorët i bëjnë thirrje bashkisë Shkodër që të marrë masa për vendosjen e tubacioneve.

Syri TV

Banorët e zonës së Livadeve në qytetin e Shkodrës prej vitesh po përballen me derdhjen e ujërave të zeza në një kanal pranë shtëpive. Ata shprehen të shqetësuar për erën e pakëndshme që përhapet në zonë dhe rrezikun e përhapjes së infeksioneve.

Sipas tyre, mungesa e një sistemi të rregullt dhe të izoluar të kanalizimeve ka bërë që ujërat e zeza të dalin jashtë kontrollit, duke u shpërndarë në zonë dhe, në disa raste, edhe në oborret e banesave.

Situata bëhet më shqetësuese me rritjen e temperaturave. Për këtë, banorët u bëjnë apel institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për të marrë masa konkrete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco