SYRI TV/ Ura e vjetër e Bunës dëmtohet sërish, çahen dërrasat, rrezikohen banorët

15:16, 28/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ura e Vjetër e Bunës në Shkodër është dëmtuar sërish, duke rrezikuar jeten e banorëve. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente, pasi ura prej kohësh është kthyer në problem serioz.

Syri TV

Teksa një ditë më parë, kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Infrastrukturës Enea Karakaçi e nisën ditën me propagandë investimesh në qytetin e Shkodrës, duket se infrastruktura nuk është ajo që po propagandohet.

Për të disatën herë është dëmtuar Ura e Vjetër e Bunës në qytetin e Shkodrës. Dërrasat e urës janë thyer, duke vështirësuar kalimin e qytetarëve, por edhe duke u kthyer në një rrezik serioz. Qytetarët shkodranë shprehen të shqetësuar për këtë situatë dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente. Ndërkohë, dëmtimi i urës krijon një imazh të keq edhe tek turistët.

Duket se mungesa e një investimi afatgjatë nga bashkia po e çon këtë urë drejt degradimit të plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco