SYRI TV/ Kanali dhe rruga, problem për banorët e Gjokaj, ujërat e zeza përzihen me ujin për vaditje

15:41, 27/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një kanal i ujërave të zeza i lënë i hapur dhe i përzier me ujërat për vaditje, është kthyer në problem për disa familje të fshatit Gjokaj të Vorës.

Përveç erës së rëndë dhe rrezikut për infeksione, dëmtime ka shkaktuar edhe në bujqësi e blegtori. Këto shqetësime banorët i kanë ngritur vazhdimisht, por nga Bashkia e Vorës nuk është marrë asnjë masë.  

SYRI TV

Ky kanal i hapur ku derdhen ujërat e zeza, është kthyer në shqetësim për disa familje të fshatit Gjokaj të Vorës.

Era e rëndë kundërmuese, por edhe rreziku për përhapje të infeksioneve, ka shqetësuar banorët që jetojnë aty pranë, ndërsa problem ka shkaktuar edhe me aktivitetet e tyre ekonomike, pasi ujërat e zeza janë përzier me ujërat e kanalit vaditës, duke dëmtuar bujqësinë dhe blegtorinë në zonë, e duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Por problemet nuk mbarojnë me kaq, pasi banorët ankohen edhe për këtë rrugë të fshatit, për të cilën thonë se kanë investuar për ta hapur dhe shtruar individualisht, ndërsa nga bashkia dhe IKMT po tentohet ta zgjerojnë, por duke u dëmtuar pronën që e kanë blerë prej 30 vitesh.

Banorët hedhin akuza se Bashkia e Vorës është inekzistente përballë këtyre shqetësimeve dhe problematikave të ngritura vazhdimisht.

Kjo situatë po zgjat prej më shumë se 2 vitesh dhe është kthyer në shqetësim serioz për këto familje, ndaj bëjnë thirrje të merren masa për zgjidhjen e këtyre problematikave.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco