‘Ikigai’ është një fjalë japoneze që do të thotë “arsye për të qenë” ose “motiv për t’u ngritur çdo mëngjes”.
Ikigai është një term me origjinë japoneze që vjen nga bashkimi i fjalëve “iki” (jetë) dhe “gai” (vlerë) dhe do të thotë “arsye për t’u ngritur në mëngjes” ose “kuptimi i jetës”. Origjina e tij daton në kulturën e lashtë të Okinawas, e cila përzien elemente japoneze, kineze dhe koreano-jugore në filozofinë e saj.
Një nga autorët që e studioi më në thellësi ikigain ishte doktoresha dhe psikiatrja japoneze MiekoKamiya (1914–1979), e cila punoi si përkthyese librash nga japonishtja në anglisht dhe si mjeke e specializuar për lebrën, duke trajtuar pacientë me këtë sëmundje në Sanatoriumin NagashimaAiseien. Ajo nuk e zhvilloi anën e saj si filozofe dhe shkrimtare deri pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kur botoi librin e saj të vetëm, “Mbi kuptimin e jetës” (“Ikigainitsuite”, në japonisht), në vitin 1966.
Sot flitet shumë për ikigain dhe përfitimet e tij emocionale janë shtrirë në shumë aspekte të jetës: marrëdhëniet shoqërore, puna dhe studimet, dashuria, menaxhimi i parave… T’i kushtosh kohë vetes për të vendosur përparësi mbi atë që ka vërtet kuptim dhe vlerë në jetën tonë mund të sjellë shumë përfitime për këdo. Megjithatë, është gjithashtu e vërtetë se, me thjeshtimin dhe perëndimizimin e konceptit të ikigait (shpesh i paraqitur me një diagrame Veni), mesazhi i tij origjinal është zbehur.
Ajo që MiekoKamiya e përkufizonte si ikigai nuk ishte thjesht një pasion apo një profesion, por “një arsye e thellë për të jetuar që ndihet në trup dhe në shpirt”, dhe në të ajo dallonte dy aspekte thelbësore: ikigai, “objekti, personi, qëllimi ose aktiviteti që i jep vlerë jetës”, dhe ikigai-kan, “ndjesia e brendshme e plotësisë, kënaqësisë dhe kuptimit që përjetohet kur e ke atë ikigai”.
Në “Mbi kuptimin e jetës”, Kamiya shkruante se ikigai “është si mëngjesi: kur zgjohemi, ai na pret. Nuk e krijojmë ne, por vjen për të na dhënë mundësinë të jetojmë një ditë të re. Zgjohemi dhe ai është aty që ta zbulojmë.”
© SYRI.net