SYRI TV/ Pallati në Lezhë në gjendje të mjerueshme, banorët: Jemi çdo ditë të rrezikuar

12:38, 16/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pallati numër 16 në lagjen Skënderbeg në qytetin e Lezhës ndodhet në gjendje të degraduar, duke rrezikuar jetën e banorëve që jetojnë aty. Banorët shprehen se bashkia duhet të ndërhyjë, ose për rikonstruksion ose për shembjen e pallatit dy katesh, i cili çdo ditë është një rrezik për jetën e tyre.

Syri TV

Kjo është gjendja e pallatit numër 16 në lagjen Skënderbeg të qytetit të Lezhës. Objekti dykatësh është degraduar plotësisht dhe që prej vitit 2008 është shpallur i pabanueshëm, por pavarësisht kësaj, aty vazhdojnë të jetojnë 3 familje, jeta e të cilave është çdo ditë në rrezik. Banorët kërkojnë rikonstruksionin ose shembjen e kësaj ndërtese, pasi ajo është kthyer në një shqetësim mjaft të madh për ta. Ata akuzojnë Bashkinë Lezhë për mosveprim dhe për lënien në harresë të këtij objekti.

Ne lidhje me pallatin numër 16, Bashkia Lezhë bën me dije se i është kërkuar Institutit të Ndërtimit një rivlerësim i objektit. Pas përfundimit të këtij procesi, me pas do të vendoset. Ndërkohë, për pjesën më të madhe të familjeve që banojnë në këtë godinë, bashkia  po  i paguan bonusin e qirasë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco