SYRI TV/ Rritet numri i divorceve në Vlorë, ekspertët: Shkak kryesor, faktori ekonomik

12:32, 16/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rriten ndjeshëm shifrat e divorcit në qytetin e Vlorës. Alarmi ngrihet nga ekspertët për çështjet sociale dhe avokatët, të cilët theksojnë se arsyet kryesore që çojnë çiftet në divorc kanë të bëjnë me një sërë faktorësh socialë, ekonomikë dhe kulturorë që po ndryshojnë mënyrën se si perceptohet martesa dhe familja në shoqërinë shqiptare

Syri tv

Në qytetin e Vlorës, vihet re një rritje e ndjeshme e numrit të divorceve gjatë viteve të fundit. Sipas specialistëve, kjo tendencë ndikohet nga një sërë faktorësh socialë, ekonomikë dhe kulturorë që po ndryshojnë mënyrën se si perceptohet martesa dhe familja në shoqërinë shqiptare. Një nga arsyet kryesore lidhet me shtimin e divorceve fiktive, të cilat kryhen për përfitime dokumentacioni, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen artificiale të statistikave. Megjithatë, përtej këtyre rasteve, problemet reale brenda marrëdhënieve mbeten faktorët dominues shprehet avokatja për çështjet sociale Elona Mone.

Dhuna në familje, veçanërisht ajo psikologjike, renditet ndër shkaqet kryesore të ndarjeve. Një rol të rëndësishëm luan edhe faktori ekonomik. Rritja e pavarësisë financiare të individëve ka sjellë më shumë autonomi në vendimmarrje, por në disa raste edhe mungesë të qëllimeve të përbashkëta brenda çiftit. Kjo shpesh çon në distancim dhe përfundimisht në divorc.

Ndërkohë, procedurat gjyqësore për zgjidhjen e martesave shpesh përballen me vonesa, për shkak të ngarkesës së sistemit dhe kompleksitetit të çështjeve, duke e bërë procesin më të gjatë për palët e përfshira. Avokatja Besa Begaj tregon se statistikat janë në rritje nga një vit me pare, ku ne gjykatën e shkalles se pare Vlore per vitin 2025 janë te mbartura 195 dosje për zgjidhje martese, ndërsa vetëm për kater muajt e këtij viti janë 135 padi.

Ekspertët sugjerojnë se njohja më e mirë e partnerit përmes bashkëjetesës para martesës mund të ndihmojë në uljen e këtyre rasteve dhe në krijimin e marrëdhënieve më të qëndrueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco