Besimtarët katolikë kanë marrë pjesë në meshën e shenjtë të vigjiljes së Pashkët në kishat e të gjithë rrethit të Krujë.
Sipas traditës së hershme, ceremonia nisi me ndezjen e dritës së qiriut të kishës. Ky rit simbolik u zhvillua në oborret e kishave, ku u ndez një zjarr i madh, nga i cili u mor flaka për qiriun kryesor të kishës.
Më pas, nga ky qiri u ndezën të gjithë qirinjtë e besimtarëve, duke përhapur dritën në të gjithë ambientin dhe duke simbolizuar ringjalljen e Krishtit.
Kjo meshë e shenjtë mbetet një nga momentet më të rëndësishme të besimit të krishterë, ku besimtarët kremtojnë fitoren e jetës mbi vdekjen dhe ringjalljen e Jezu Krishti.
© SYRI.net