Fluks i madh në Kakavijë, 3 km pritje në doganën greke për Pashkën ortodokse

Fluks i madh në Kakavijë, 3 km pritje në doganën greke për Pashkën ortodokse

12:50, 04/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kakavija përjeton këtë fundjavë një fluks të konsiderueshëm të udhëtarëve, ku radha e pritjes së automjeteve në doganën greke ka arritur deri në 3 kilometra.

Qindra qytetarë shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë për të kaluar Pashkën ortodokse apo për të kryer blerje në Janinë, janë përballur me pritje të gjata në sportelet e kufirit.

Shkak i vonesave janë edhe aplikimi i regjimit të ri të kontrollit kufitar, që përfshin vendosjen e gishtave dhe fotografimin e të gjithë shtetasve shqiptarë, duke shtuar kohën e qëndrimit në doganë.

Autoritetet parashikojnë se gjatë javës së ardhshme fluksi do të qëndrojë i lartë për shkak të festës së Pashkës ortodokse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco