Mesazhi i Pashkës/ Imzot Giovanni Peragine: Le të bëhemi ndërtues të paqes dhe jo spektatorë të dorëzuar

10:48, 04/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Imzot Giovanni Peragine përcolli sot një mesazh të veçantë për Pashkën.  Ndërsa jetojmë në një kohë kur bota duket gjithnjë e më e përçarë nga konflikte, tensione dhe dhunë që rrezikojnë të na çojnë drejt një pike pa kthim ai bëri thirrje për tu bërë ndërtues të paqes dhe jo spektatorë të dorëzuar

“TĂ« jesh ndĂ«rtues paqeje do tĂ« thotĂ« tĂ« zgjedhĂ«sh çdo ditĂ« tĂ« kundĂ«rshtosh gjithçka qĂ« gjeneron urrejtje, shtypje dhe padrejtĂ«si”

Mesazhi i Pashkës

NĂ« zemĂ«r tĂ« PashkĂ«s, ndĂ«rsa Kisha sodit misterin e Ngjalljes sĂ« Zotit, pĂ«rmes kĂ«tij mesazhi mĂ« lejoni tĂ« hyj nĂ« shtĂ«pitĂ« tuaja pĂ«r t’ju sjellĂ« tĂ« gjithĂ«ve dhuratĂ«n qĂ« vetĂ« Jezusi i Ngjallur ua dha dishepujve tĂ« tij: «Paqja qoftĂ« me ju». Kjo Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rshĂ«ndetje bekimi, njĂ« fjalĂ« e thjeshtĂ«, por e gjallĂ«, qĂ« dĂ«shiron tĂ« arrijĂ« nĂ« çdo zemĂ«r dhe tĂ« bĂ«het prani konkrete nĂ« jetĂ«t tona. FjalĂ«t e tĂ« tĂ« Ngjallurit, «Paqja qoftĂ« me ju», nuk janĂ« thjesht njĂ« urim, por janĂ« dhurata e PashkĂ«s nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« plotĂ«: Ă«shtĂ« Paqja qĂ« lind nga fitorja e Krishtit mbi mĂ«katin dhe vdekjen. ËshtĂ« njĂ« paqe qĂ« asnjĂ« fuqi njerĂ«zore nuk mund ta ndĂ«rtojĂ« vetĂ«, dhe qĂ« asnjĂ« dhunĂ« nuk do tĂ« mund ta shuajĂ« kurrĂ« pĂ«rfundimisht. Por, qĂ« kjo paqe tĂ« bĂ«het realitet nĂ« historinĂ« dhe jetĂ«n tonĂ«, ajo kĂ«rkon tĂ« pranohet, tĂ« ruhet dhe tĂ« jetohet.

Jetojmë në një kohë kur bota duket gjithnjë e më e përçarë nga konflikte, tensione dhe dhunë që rrezikojnë të na çojnë drejt një pike pa kthim. Edhe këtu, në qytetin tonë të Shkodrës, këto plagë nuk janë larg: ato pasqyrohen në marrëdhëniet e përditshme, në vështirësitë ekonomike, në lodhjen e familjeve, në keqkuptimet që mund të lindin mes fqinjëve, në shqetësimet e të rinjve dhe në vetminë e të moshuarve.

Megjithatë, qytetin tonë mbart në vetvete një histori të pasur me fe, bashkëjetesë dhe tradita të shëndosha, e cila nuk mund të errësohet nga këto hije.

Pikërisht brenda kësaj jete konkrete, të përbërë nga drita dhe dobësi, tingëllon fuqishëm thirrja e Pashkës: «Paqja me ju». Le të bëhemi ndërtues të paqes dhe jo spektatorë të dorëzuar, burra dhe gra të aftë për të ruajtur të mirën, për të rindërtuar marrëdhënie, për të mbrojtur me guxim dinjitetin e çdo personi dhe për të bërë që, forca e dashurisë dhe bashkimit të mbizotërojë mbi çdo formë përçarjeje. Të jesh ndërtues paqeje do të thotë të zgjedhësh çdo ditë të kundërshtosh gjithçka që gjeneron urrejtje, shtypje dhe padrejtësi.

Paqja që Krishti na dhuron është e thirrur të marrë formë konkrete në gjestet e thjeshta dhe të përditshme: në faljen e dhënë dhe të marrë, në zgjedhjen për të mos iu përgjigjur së keqes me të keqe, në aftësinë për të dëgjuar, për të pranuar dhe për të respektuar.

Le t’i hapim me guxim dyert, shpesh tĂ« mbyllura, tĂ« shtĂ«pive dhe tĂ« bashkĂ«sive tona dhe ta pranojmĂ« dhuratĂ«n e tĂ« Ngjallurit: «Paqja qoftĂ« me ju».

Vetëm kështu Kisha jonë dhe qyteti ynë do të mund të bëhen shenjë e gjallë shprese, vend ku logjika e paqes dhe e faljes fiton mbi logjikën e dhunës dhe ku jeta e re e të Ngjallurit vazhdon të lulëzojë. Me këto ndjenja, ju uroj të gjithëve një Pashkë të shenjtë dhe të gëzueshme: «Paqja qoftë me ju».

Imzot Giovanni Peragine C.C.R.S.P
Arqipeshkëv Metropolit Shkodër-Pult

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco