AKU bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, i vendos dhe gjobë Ylli Merjas

AKU bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, i vendos dhe gjobë Ylli Merjas

10:23, 04/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gati 4 ton bimë të thata të ambalazhuara në thasë plastikë – të paetiketuara, pa informacion mbi afatin e përdorimit, origjinën apo përbërjen e tyre janë bllokuar në magazinën e subjektit ‘Merja’. Magazina  e mjekut popullor Ylli Merja, ishte vendosur në lagjen Shkozë.

'Sasia prej 3984 kg produkte të miksuara (miksime bimësh të thata) ishin të ambalazhuara në thasë plastikë, por të paetiketuara, pa informacion mbi afatin e përdorimit, origjinën apo emërtimin e përbërjes, informoi sot AKU.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bllokoi të gjithë sasisë së produkteve në magazinë si dhe vuri gjobë prej 200,000 lekësh për mungesën e gjurmueshmërisë së produkteve dhe gjobë prej 100,000 lekësh për moszbatimin e sistemit të vetkontrollit, duke përfshirë skedat e monitorimit gjatë procesit të miksimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco