Elena Demollari, astrologia e mrekullive e cila prej kohësh promovon veten si zgjidhëse problemesh personale, shpirtërore dhe madje edhe lidhjesh njerëzore, është rikthyer sërish.
Duke na akuzuar si të paguar për t’i prishur imazhin.
Madje ajo ka kapërcyer çdo vijë të kuqe duke na kërcënuar hapur në rrjetet e saj sociale, në një formë sa makabre aq edhe qesharake njëkohësisht. Sidoqoftë kjo është pjesa më e parëndësishme e kësaj historie...
Sepse pas transmetimit të emisionit, ajo u shfaq në ekran duke pretenduar se synimi ynë ishte t’i dëmtonim imazhin. Dhe duke mohuar kategorikisht se ofron ‘zgjidhje’ apo ndërhyn në jetët e njerëzve. Dhe duke u shprehur se ajo nuk detyron njeri, por ata vijnë vetë. Një logjikë që po ta ndjekësh deri në fund i bie që çdo mashtrim është i justifikuar, mjafton që viktima të trokasë vetë në derë.
Në daljen e saj televizive zonja Elena distancohet nga çdo produkt konkret, duke folur për ‘një zonjë tjetër të licensuar’ që shet këto solucione misterioze, por që çuditërisht nuk duhet përmendur. Një personazh fantazmë që shfaqet vetëm kur duhen hedhur përgjegjësitë diku tjetër. Pra, sipas saj, jo vetëm që nuk ekziston produkti, por ekziston njëkohësisht edhe një komplot për ta bërë të duket sikur ekziston.
Sipas saj problemi nuk është që po shitej një ‘solucion’ 500 euro, por që dikush e kapi në momentin që po e shiste.
Dhe ndërsa në studio zonja mundohet të pastrojë figurën dhe të ndërtojë një realitet paralel, ku sipas saj asnjë fakt I publikuar për të nuk është i vërtetë, jashtë ekranit historia është krejt tjetër, sepse në redaksinë tonë kanë mbërritur me qindra mesazhe, nga dhjetëra qytetarë të cilët shprehen se janë mashtruar prej saj, duke rrëfyer histori të ngjashme të premtimeve të pambajtura dhe parave të marra në këmbim të ‘shërbimeve’ të dyshimta.
Ndoshta për Elenën edhe këto dhjetëra mesazhe që sapo patë mund të jenë një manipulim nga ata që duan t’i shkatërrojnë karierën.
Mundet që edhe të jemi ne që i shkruajmë vetë këto mesazhe se jemi paguar nga kundërshtarët. Por ja që ka edhe individë që nuk janë mjaftuar vetëm me një mesazh.
Premtimet e Elenës për të shëruar sëmundje dhe për të nxjerrë njerëzit nga depresioni janë të njëjta për të gjithë klientët. Ashtu sikurse janë edhe shumat e parave që ajo merr në këmbim të tyre.
Sipas zonjës Elena, premtimet kanë qenë të drejtpërdrejta: shërim, zgjidhjeproblemesh dhe ndërhyrje në jetën personale.
Një CV që nëse do të funksiononte realisht, do zëvendësonte gjysmën e institucioneve.
Në të dyja rastet e denoncueseve përmendet një person i dytë, i prezantuar si ‘mjeshtër’, identiteti i të cilit mbetet i paqartë. Me sa duket ai është kryemagjistari, i cili drejton këtë skuadër magjike, pjesë e së cilës është edhe astrologia jonë.
Ku metodat e përshkruara nuk kanë asnjë bazë të njohur shkencore,dhe na prezantohen si forma ‘shërimi’ që kushtojnë qindra euro.
Por paratë në shumicën e rasteve nuk mund të kthehen.
Fatmiri 45 vjeçar pas një situate të rënduar familjare, bashkë me gruan e tij, i besojnë astrologes tonë, e cila ju premton se do të parashikonte të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Me pak lëvizje dhe me pak punë bindëse Elena ka fituar besimin e këtij zotërie. I cili duke i besuar verbërisht forcës së saj të mbinatyrshme, e lëshon veten në duart e saj.
Pak ditë pas kësaj bisede, astrologia bëhet me konkrete dhe ve gishtin mbi plage, duke zbuluar problemin e vërtete te këtij zotërie dhe gruas se tij. Kuptohet qe dy bashkëshortët ishin vulnerabel përballe çdo personi qe do te kërkonte ti manipulonte. Dhe në fakt ashtu ndodhi. Fuqia e fjalëve te kësaj gruaje ndikoi drejtpërdrejt ne shëndetin e tyre mendor.
Pasi Elena ka arritur ti binde se gjendja e tyre është vërtete e rende, sipas një skenari te mirë menduar qe e pame edhe ne rastet e mëparshme, ajo ja pason topin kryemagjistarit te saj.
Fatmiri vendos te ndërpresë aty komunikimin me dy mashtruesit.
Ndërkohe qindra persona te tjerë kane rene viktime e këtyre dy individëve. A duhen ndaluar urgjentisht kjo grua dhe mjeshtri i saj anonim, te cilët përfitojnë çdo dite nga personat në fatkeqësi.
© SYRI.net