Lajmi i fundit

LIVE/ Berisha në promovimin e librit Tirania e Buzëqeshjes - Një portret politik dhe psikologjik i Edi Ramës

SYRI TV/ Shtrenjtim biletash në transportin ndërqytetas, shkak rritja e çmimit të karburanteve

15:14, 01/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rritja e çmimit të karburanteve ka ndikuar në shtrenjtimin e biletave në transportin ndërqytetas. Kjo ka rritur kostot për operatorët, ndërsa ka sjellë edhe ulje të ndjeshme të numrit të pasagjerëve.

Deri më tani rritja e çmimit të biletave është reflektuar kryesisht në linjat Fier–Vlorë dhe Fier–Berat, por nëse kjo situatë vazhdon, mund të ndikojë edhe në linjat e tjera ndërqytetase.

SYRI TV

Rritja e vazhdueshme e çmimeve të karburanteve po ndikon drejtpërdrejt në transportin ndërqytetas, duke sjellë rritje kostosh për operatorët dhe ulje të ndjeshme të numrit të pasagjerëve. Rasti më i dukshëm është ai i linjës Fier–Vlorë, ku çmimi i biletës është rritur nga 300 në 400 lekë të reja. Kjo rritje ka shkaktuar konfuzion dhe pakënaqësi te qytetarët. Sipas drejtuesve të mjeteve, shkak është shtrenjtimi i naftës. Taksistët shpjegojnë se në këtë linjë kanë kosto më të larta operimi, pasi shpesh detyrohen të kthehen bosh në një nga drejtimet.

E njëjta panoramë paraqitet edhe në transportin me autobusë, ku operatorët paralajmërojnë se nëse çmimet e karburanteve vijojnë të rriten, edhe tarifat e udhëtimit mund të pësojnë ndryshime në të ardhmen.

Ndërkohë, në linjat e tjera ndërqytetase çmimet kanë mbetur kryesisht të pandryshuara:

Deri tani, rritja e çmimeve është reflektuar kryesisht në linjat Fier–Vlorë dhe Fier–Berat, por pritet të shihet nëse kjo situatë do të ndikojë edhe në linjat e tjera ndërqytetase.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco