Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë thirrje këtë të diel, për qytetarët shqiptarë që të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme, sidomos ato turistike, në rajonin e Lindjes së Mesme.
Ky paralajmërim vjen në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve në këtë rajon.
“Ministria po ndjek me kujdes situatën dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo ndryshim. Qytetarët këshillohen të monitorojnë njoftimet zyrtare dhe të veprojnë me kujdes për sigurinë e tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar.
© SYRI.net