Radhimë/ Pema e rrëzuar nga era bllokon përkohësisht rrugën

Radhimë/ Pema e rrëzuar nga era bllokon përkohësisht rrugën

07:44, 27/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një pemë është rrëzuar në rrugën e Radhimës, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve.

Për shkak të pengesës, drejtuesit e mjeteve janë përballur me vështirësi në lëvizje deri në largimin e pemës nga rruga.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur pastrimin e aksit dhe rikthimin e qarkullimit.

Nuk raportohet për persona të lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco