Fier/ Nafta shtrenjtohet, fermerët e fshatit Seman përgjysmojnë sipërfaqet e mbjella

Fier/ Nafta shtrenjtohet, fermerët e fshatit Seman përgjysmojnë sipërfaqet e mbjella

12:38, 23/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rritja e çmimit të naftës po jep goditje të drejtpërdrejtë në bujqësinë e zonës së Semanit, duke detyruar fermerët të ulin ndjeshëm sipërfaqet e mbjella në këtë fillim pranvere.

Sipas tyre, kostoja e lartë e karburantit, që ka arritur në rreth 220 lekë për litër, po e bën gjithnjë e më të vështirë përballimin e punimeve bujqësore.

Fermerët shprehen se krahas naftës, edhe rritja e çmimeve të pesticideve dhe inputeve të tjera bujqësore ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e prodhimit.

Në shumë raste, planet për mbjellje janë përgjysmuar: nga rreth 40 hektarë të planifikuar, kam mbjellë vetëm 20 hektarë, pohon një fermer. Kështu thonë edhe fermerë të tjerë.

Banorët e fshatrave Seman, Topojë, Grykë, Sektor Seman kërkojnë më shumë mbështetje, duke theksuar se mungesa e të ardhurave dhe pensionet e ulëta i detyrojnë shumë prej tyre të braktisin punimin e tokës.

Sipas tyre, kjo situatë kërkon ndërhyrje konkrete dhe politika mbështetëse për bujqësinë, në mënyrë që të mos thellohet më tej braktisja e tokave.

Në një periudhë kur pritej intensifikimi i punimeve bujqësore dhe përgatitja e tokave për sezonin e pranverës, realiteti në terren tregon të kundërtën: sipërfaqet e punueshme po zvogëlohen ndjeshëm, duke ngritur shqetësime serioze për prodhimin vendas dhe të ardhmen e bujqësisë në zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco