Festohet këtë të dielë nga besimtarët bektashianë Dita e Sulltan Nevruzit. Në lidhje me këtë rast, Kryegjyshi Botëror i bektashinjve, Baba Mondi, uroi besimtarët, duke bërë thirrje për më shumë dashuri e harmoni për njëri-tjetrin.
Besimtarët bektashianë festojnë këtë të dielë Ditën e Sulltan Nevruzit. Kjo datë njihet si ditëlindja e të madhit Imam Aliu në Qabe, në të cilën, sipas legjendës, çdo gjë ringjallërohet dhe lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Në lidhje me këtë rast, Kryegjyshi Botëror i bektashinjve, Baba Mondi, uroi besimtarët në këtë ditë të shënuar, duke bërë thirrje për më shumë dashuri dhe harmoni për njëri-tjetrin.
“Kjo ditë është një mundësi për të reflektuar mbi virtytet që na udhëheqin, për të forcuar lidhjen tonë me Zotin, dhe për të kultivuar dashurinë dhe respektin ndaj njëri-tjetrit", tha mes të tjerash Baba Mondi.
Po ashtu, Baba Mondi tha se ky vit përkon me 35-vjetorin e rihapjes së Kryegjyshatës dhe lirisë së besimit Bektashi, një moment historik që, sipas tij, shënon ringjalljen e besimit dhe traditës shpirtërore pas periudhave të vështira.
Ky vit ka një domethënie të veçantë për Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, pasi kjo ditë përkon me 35-vjetorin e rihapjes së Kryegjyshatës dhe lirisë së besimit Bektashi. Një moment historik që shënon ringjalljen e besimit dhe traditës shpirtërore pas periudhave të vështira. Kjo ngjarje është dëshmi e qëndrueshmërisë dhe punës së përbashkët të brezave për të ruajtur identitetin dhe vlerat tona.
Siç thoshte Haxhi Bektash Veliu: “Ai që nuk e sheh veten në tjetrin, nuk e sheh Zotin në veten e tij”. Kjo tregon se dashuria dhe përkujdesja ndaj të tjerëve janë pasqyra e besimit tonë të thellë”, tha mes të tjerash Baba Mondi.
Duke cituar një fjalë të Haxhi Bektash Veliut, Baba Mondi theksoi se pasqyra e besimit bektashian është dashuria dhe përkujdesja ndaj të tjerëve.
© SYRI.net