Trasetë ndarëse të sapo asfaltuara mbi 'Lumin Mat' ka filluar të dëmtohet vetëm 3 ditë pas hapjes për qarkullim.
Pavarësisht se ura është hapur për qarkullim prej 3 ditësh, në trasetë ndarëse janë vërenjtur dëmtime të dukshme të shtresës asfaltike.
Problemet e shfaqura në një kohë kaq të shkurtër ngrenë shqetësime mbi cilësinë e punimeve të realizuara.
Banorët e zonës shprehen se situata është tejet shqetësuese, pasi ura u mbajt e mbyllur për një periudhë të gjatë dhe, pas hapjes, problemet vijojnë ende.
Sipas tyre, nuk është normale që të hidhet asfalt vetëm për të përfunduar punimet sa më shpejt, pa garantuar cilësinë e duhur.
Gjithashtu theksojne se sipërfaqja e rrugës nuk është e rrafshtë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe dëmtime të automjeteve.
Në këto rrethana, situata mbetet shqetësuese për banorët dhe përdoruesit e rrugës, të cilët kërkojnë zgjidhje konkrete dhe përmirësim të menjëhershëm të rrugës , në mënyrë që infrastruktura të përmbushë funksionin për të cilin është ndërtuar dhe të garantojë siguri në qarkullim.
© SYRI.net