Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Vetëm 2 minuta larg Bashkia Vlorë, 15 familje të izoluara prej 5 vitesh

12:10, 21/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Paradoksale, por e vërtetë: vetëm 2 minuta larg Bashkia Vlorë, në lagjen “Liri” në Vlorë, 15 familje jetojnë të izoluara prej pesë vitesh për shkak të një rruge të amortizuar dhe të bllokuar nga dherat.

Banorët denoncojnë se rruga që të çon drejt banesave të tyre është bërë e pakalueshme, duke vështirësuar jetesën e përditshme dhe duke rrezikuar seriozisht sigurinë e tyre.

Në raste emergjente, si zjarre apo probleme shëndetësore, zjarrfikësja dhe ambulanca e kanë pothuajse të pamundur të hyjnë në zonë.

Pavarësisht ankesave të shumta drejtuar institucioneve vendore, banorët thonë se kanë marrë vetëm premtime, pa asnjë ndërhyrje konkrete.

Segmenti problematik, rreth 200 metra, vazhdon të mbetet i bllokuar, ndërsa situata rëndohet edhe më shumë për banorët e moshuar.

Një prej tyre, e cila lëviz me paterica pas një aksidenti, e ka thuajse të pamundur të dalë nga banesa, duke e kthyer këtë problem në një çështje humanitare.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente, duke theksuar se është e papranueshme që në zemër të qytetit, kaq pranë institucioneve, të vazhdojë një situatë e tillë prej vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco