Ka nisur pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte. Besimtarë të shumtë janë drejtuar në këtë vend të shenjtë për të ndezur qirinj dhe për t’u lutur. Sipas traditës, pelegrinazhi zhvillohet për 13 të marta radhazi dhe kulmon më 13 qershor, në festën e Shna Ndout.
Syri tv
Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, besimtarë të shumtë janë drejtuar drejt Kishës së Shna Ndout në Laç. Me lutje, shpresë dhe besim, ata ngjiten drejt këtij vendi të shenjtë për të ndezur qirinj dhe për t’u lutur për shëndet, paqe dhe mirësi për familjet e tyre.
Pelegrinët vijnë nga zona të ndryshme të Shqipërisë dhe jo vetëm, ndërsa shumë prej tyre janë edhe nga besime të ndryshme fetare. Të gjithë bashkohen në këtë vend të shenjtë, me besimin se lutjet e tyre do të dëgjohen.
Besimtarët shprehen se besojnë në Kishën e Shna Ndout dhe janë mbledhur për t’u lutur për shëndetin e tyre dhe të familjareve. Për ta, kjo është një ditë e rëndësishme dhe planifikojnë të vazhdojnë të vijnë deri në përfundim të 13 të martave.
Sipas traditës, pelegrinazhi zhvillohet për 13 të marta radhazi dhe kulmon më 13 qershor, në festën e Shna Ndout. Kisha e Laçit mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara gjatë kësaj periudhe.
© SYRI.net