Logjikisht, nëse një përvojë është qartësisht e re, nuk duhet të shkaktojë déjà vu, ndjesinë e çuditshme se e kemi përjetuar më parë. Megjithatë, studiuesit zbuluan të kundërtën: sa më të sigurt të ishin njerëzit se diçka ishte e re, aq më shpesh raportonin déjà vu.
Sipas studiuesit të kujtesës, AkiraO’Connor, fenomeni lidhet me atë që quhet “konflikt i kujtesës”. Déjà vu ndodh kur ndjenja e familjaritetit përplaset me dijen se situata nuk mund të jetë përjetuar më parë.
Për ta studiuar këtë, shkencëtarët përdorën lista fjalësh të lidhura mes tyre, si “borë”, “dimër”, “akull” dhe “ngrirje”, të cilat sugjeronin një fjalë që nuk shfaqej kurrë, për shembull “ftohtë”. Edhe pse fjala mungonte, pjesëmarrësit shpesh besonin se e kishin parë. Kur ajo shfaqej më vonë, dukej e njohur, por ata e dinin se nuk ishte paraqitur më parë.
Kjo krijonte konfliktin ideal për studim. Nga 21 vullnetarë, 16 përjetuan déjà vu, veçanërisht kur ndjenja e familjaritetit binte ndesh me provat që tregonin se fjala ishte e re.
Për të parë çfarë ndodhte në tru, studiuesit përdorën rezonanca magnetike. Aktiviteti u rrit në zonat ballore të trurit që lidhen me zbulimin dhe zgjidhjen e konflikteve, veçanërisht në korteksincingulatanterior. U aktivizuan gjithashtu pjesë të korteksitparefrontalmedial dhe korteksitparietal, të cilat ndihmojnë trurin të monitorojë proceset e veta mendore.
Këto rezultate sugjerojnë se déjà vu nuk shkaktohet domosdoshmërisht nga një kujtim i fshehur. Ndjenja e familjaritetit mund të lindë veçmas nga rikujtimi i ngjarjeve reale, ndërsa pjesa ballore e trurit kontrollon nëse kjo ndjenjë është e besueshme.
Kjo teori shpjegon edhe pse déjà vu bëhet më e rrallë me moshën. Sistemet e trurit që zbulojnë kundërshtitë e vogla dobësohen me kalimin e viteve. Praktikisht, déjà vu mund të jetë dëshmi se truri po verifikon vazhdimisht realitetin dhe po dallon kujtimet e vërteta nga sinjalet mashtruese. /Earth – Syri.net
© SYRI.net