SYRI TV/ Protestë para spitalit të Lushnjës, pacientët denoncojnë kushtet çnjerëzore

14:30, 07/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Qytetarët e Lushnjës janë ngritur në protestë këtë të dielë për kushtet skandaloze të spitalit të qytetit. Ata kanë denoncuar gjendjen e keqe të çdo sektori të spitalit ku mungojnë edhe kushtet me minimale. Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka akuzuar qeverinë se ka neglizhuar me vetëdije situatën e rëndë në spitalin e Lushnjës, teksa u ka bërë thirrje autoriteteve të ndërhyjnë menjëherë. Korreshi prej kohësh ka denoncuar gjendjen katastrofike të spitalit të Lushnjes.

Qytetaret e Lushnjës janë ngritur në protestë për gjendjen skandaloze të spitalit të qytetit, e cila nuk ka ndryshuar prej kohësh. Protestuesit kanë akuzuar qeverinë se ka harruar ekzistencën e spitalit të Lushnjës, teksa aty mungojnë edhe gjërat më minimale dhe disa sektorë kanë dalë totalisht jashtë funksionit.

Qytetarë të shumtë kanë marshuar më pas nga spitali drejt qendrës së qytetit, nga ku organizuesi i protestës deputeti i PD, Saimir Korreshi ka akuzuar qeverinë se ka neglizhuar me vetëdije situatën e rëndë në spitalin e Lushnjës.

 Korreshi deklaroi se prej kohësh qytetarëve nuk u ofrohen disa shërbime te caktuara në spital dhe detyrohen të udhëtojnë drejt Tiranës. 

Deputeti i PD prej disa javësh ka denoncuar gjendjen skandaloze ku ndodhet spitali i qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco