Nga dashuria në ferr/ Historia e një 38-vjeçareje të shkatërruar nga dhuna dhe përndjekja

20:51, 13/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Emisioni Piranja trajtoi rastin e një historie dashurie me fund aspak të lumtur, që çoi në izolim dhe shkatërrim psikologjik të një gruaje. Një marrëdhënie ku viktima ishte e përkëmbur aq shumë, sa që nuk më besim tek askush, madje as tek drejtësia.

Por rrëfimi i gruas 38-vjeçare, e cila në fillim njohu një partner ideal, të dashur dhe të përkushtuar, ama vetë në fillim, pas një pak kohe, gjithçka për të u kthye në dramën më të madhe të jetës.

Ajo tregon se kam vazhduar një lidhje me Aleksandër Ndoci nga fundi i vitit 2018. Nga viti 2018 deri në 2019, unë nuk kam pasur ndonjë raport shumë të afërt për arsye se unë isha jashtë shtetit në Europë. Ky ishte në Angli. Ne jemi njohur në qytetin e Lezhës. Në fillimet, ky ishte sjellë mirë, sepse më shumë kemi qenë në telefon sesa jemi takuar personalisht. Mbas një viti kemi bashkëjetuar me ka dy-tre muaj. Ky ishte në Angli, unë isha në Gjermani, ose në Zvicër, ose në Europë.

2018–2020 kam pasur një raport shumë të mirë me të. Nuk më linte me dyshuar për asnjë lloj gjëje. Ishte shumë i sjellshëm dhe raporti jonë shkoi shumë mirë.

Pra, një marrëdhënie e cila, pavarësisht lëvizjeve të shpeshta të partnerëve që krijon distancë fizike, funksiononte më së miri dhe nuk kishte asnjë shenjë krisjeje.

Por pas dy vitesh, kjo kartolinë e një çifti ideal do të merrte goditjet e para.

Marjana thotë se në vitin 2020 filloi dukur ndryshuar. “Unë e zura me dikë tjetër, nga aty ka filluar të bëhet më agresiv, edhe pse e shikoja me sytë e mi, nuk i pranonte që i kishte lidhje. I kam thënë: ‘Kush është kjo?’ Ai më ka thënë që unë jam fejuar me këtë. Në të njëjtën kohë që më kishte njohur mua, ai kishte njohur edhe atë.”

Me bindjen se raporti dyvjeçar do të merrte fund aty dhe secili do të shkonte në punën e tij, mbas dy-tre ditëve, në moment që dilja nga shtëpia, ky më del para. “Dhe më nxirrte nga makina me dhunë, që ti nuk do ndahesh, ne do jemi bashkë, se unë të dua.” Dhe kjo vazhdonte vazhdimisht. Ngaky moment sjelljet e Aleksandrit nuk kishin më asnjë lidhje me atë personin më parë, të përkushtuar dhe të kujdesshëm ndaj partneres. Gjithçka u kthye në dhunë dhe imponim: “Do të qëndrosh me mua, se dua unë.”

Marjana thotë se shpesh herë më kërkonte te shtëpia e motrës: “Hajde, duhet të flas, ashtu sa herë dilja, për të folur asnjëherë nuk kuptohemi. Thjesht duhej të rrija me të.” Atëherë ishte ai moment që mendoja se vërtetë ky më don, mbas dy kalon dy vjet me një person fillonë ndjenjë për të. Edhe unë mendova që ky person ka gabuar, po është dukur ndryshuar, se kështu më thoshte: “Do ndryshojë, nuk do bëjmë.”

Në këtë periudhë që jam frekuentuar me Aleksandër Ndocin, familjarët e mi nuk kanë ditur asnjë lloj gjëje; askush nuk e dinte që unë kam një lidhje. Në 2021, edhe pse unë familjes time nuk i kisha treguar asnjë lloj gjëje, vendosa t'i jap dhe një mundësi tjetër që ma kërkoi Aleksandri për të vazhduar me të. Vendosi që ne të ikim të jetojmë në Angli. Nëpërmjet shoqërisë së vet, më gjeti një italian për të bërë dokumentat. Por mbas gjashtë muajve më del viza, po bashkëjetoja me Aleksandrin.

Në sytë e 38-vjeçares ky ishte një shans i dytë që po i jepte të dyve për të rikthyer raportin e humbur. Por dy muaj më vonë, ai lëviz drejt Shqipërisë, duke e surprizuar partneren me një lajm që do të përmbyste dhe njëherë botën në sytë e saj. Aleksandri kërkon të manipulojë bashkëjetuesen, me qëllimin e vet për të mbajtur nën kontroll si atë ashtu edhe gruan tjetër, me të cilën deklaron se do të bëjë një fëmijë. Por kjo “ofertë” nuk pranohet nga Marjana, gjë që e acaron së tepërmi raportin në çift.

Në këtë kushte, kushdo që e dëgjon rrëfimin e saj, mendon se ky është fundi, dhe ky person duhet të zhduket njëherë e mirë nga jeta e gruas që kishte sakrifikuar aq shumë për të. Por ishte një person vetëm që nuk e mendonte kështu. Ajo ishte Marjana. E cila vazhdonte të qëndronte me të njëjtën shpresë se gjërat një ditë do të ndryshonin.

Një tjetër gabim që i ka kondicionuar jetën kësaj 38-vjeçare është se raportin sentimental po e kthente në një sakrificë të pamerituar. Pavarësisht se ajo e pranoi ashtu si ai kërkonte, duke e trajtuar lidhjen e tyre si diçka ilegale, Aleksandri nuk ndaloi dhunën psikologjike dhe fizike ndaj gruas. Sipas Marjanës, Aleksandri e ka marrë disi ilaçet nga Shqipëria, nganjëherë i vetëm, Xsanaks. Ai periudha ime ka qenë që unë nuk e kam kuptuar se çfarë kam bërë për atë periudhë sa kam qenë me ato ilaçe. Kam qenë komplet e humbur. Unë ato ilaçe i kam pirë pa vetëdije, duke e ditur se thjesht kishte dhimbje kokë, dhe duke e ditur se jam thjesht qetësuese.

Marjana kishte rënë nën grackën e partnerit, i cili i jepte ilaçe me grushte, pa dijeninë e saj. Çdo gjë që ai thonte, ishte kthyer në ligj për të. Niveli i manipulimit kishte arritur deri atje sa që Aleksandri i zgjidhte psikolog dhe psikiatër ku duhej të drejtohej për problemet që i ishin shkaktuar nga ky raport.

Dhunë psikologjike e kamufluar si përkujdesje, por në thelb e rrezikshme po aq sa dhuna fizike, dhe kur sheh që gjërat po dalin jashtë kontrollit, i frikësojnë jo vetëm afërmit e Marjanës. Për ta mbajtur në këtë gjendje, ai e kontaktonte partneren gjatë gjithë ditës duke e kontrolluar nëse i kishte marrë ilaçet, pavarësisht se Marjana mundohej të rezistonte.

A mund të quhej jetë ajo që Marjana po bënte prej disa viteve në dhunën e këtij personi që nuk ndalej përpara asgjëje? Kjo dhunë ndaj Marjanës është e dokumentuar në çdo foto të bëra menjëherë pas konfliktit. Ndaj çdo përpjekje e Marjanës për tu larguar nga ai person përfundonte po njësoj. Dhe kjo ndodhte shumë herë me radhë.

Pritje, përndjekje, ndalesa të dhunshme mes rrugës, takime që premtonin qetësi dhe sqarime, por që gjithmonë përfundonin në mënyrë dhunshme. Me 38-vjeçaren që vriste gjithmonë me çantën në shpinë për të ikur sa më larg. Një fiksim në kufijtë e çmendurisë, që përtej përndjekjes së vazhdueshme do të rrezikonte seriozisht jetën e kësaj gruaje të re.

Bigami, përndjekje, presion psikologjik dhe bitë gjithçka dhunë e vazhdueshme fizike. Edhe sa kohë do të duronte kjo 38-vjeçare që po përjetonte çdo ditë ferrin?

Duke e parë që situata e partnerit të dhunshëm kishte dalë tërësisht jashtë kontrollit, dhe nga policia me sa dukej nuk po merrej seriozisht kjo çështje, Marjana bën denoncimin në komisariatin e Rrëshenit, një veprim që e tërbon Aleksandrin, i cili e ndjek deri në Tiranë, ku 38-vjeçarja ishte për një problem shëndetësor.

Dhe çfarë bën policia kur Marjana i kërkon ndihmë? Asgjë! Për një drejtues policie që i zgjidh gjërat privat, me telefon… Portë paktën rëndësi ka që të zgjidhen. Jo vetëm që asgjë nuk bëhej, por çmenduria e këtij individi do të kapërçente çdo limit, duke qenë nën presion edhe të afërmit e Marjanës.

E ndodhurnë këtë kushte, Marjanës do t’i duhej të shkonin në Tiranë për një takim me përfaqësuesen e saj ligjore, por çuditërisht aty del edhe Aleksandri. Duke kërcënuar nusen e vëllait të Marjanës me bebe që duhej të tregonte patjetër se ku ishte Marjana.

Pa humbur shumë kohë, njoftohet menjëherë komisariati nr. 2 në Tiranë, nga ku bëhet edhe shoqërimi i vetë Aleksandrit. Duke përfunduar kështu situatën në 72 orë arrest me burg, më pas arrest shtëpie.

Ndërsa për Marjanën urdhër mbrojtje për një vit, vendim ky që nuk u respektua asnjëherë nga i dënuari, sepse e përndiqte Marjanën edhe online. Ku nën një nga pikat e urdhërit të mbrojtjes ishte që Aleksandri nuk duhej as ta përmendte në rrjete sociale apo të fliste për të.

Kështu bashkë me ne, Marjana i drejtohet DRVP Lezhë, nga ku bëhet edhe kallëzimi i radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco