Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

'Teknologjia po revolucionarizon mjekësinë'/ Mertenika: Mitra artificiale mund të ndryshojë të ardhmen e shtatzënisë

'Teknologjia po revolucionarizon mjekësinë'/ Mertenika: Mitra artificiale mund të ndryshojë të ardhmen e shtatzënisë

21:17, 11/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin “Kush Paguan” në Syri TV, me moderatoren Klaudia Karabolli, inxhinieri biomjekësor Ermand Mertenika foli për zhvillimet më të fundit teknologjike në mjekësi dhe hapësirë, duke theksuar se shumë ide inovative janë ende në faza eksperimentale.

Ai u ndal te projekti i kompanisë amerikane EctoLife Corporation, e cila po zhvillon konceptin e mitrës artificiale, një sistem robotik që synon rritjen e fetusit për nëntë muaj në një kapsulë qelqi me lëng amniotik artificial dhe të lidhur me bioreaktorë. Sipas tij, teknologjia synon të ndihmojë rastet e komplikacioneve të shtatzënisë ose gratë që nuk mund të mbajnë një shtatzëni për arsye shëndetësore.

Mertenika shpjegoi se procesi do të nisë me fertilizimin in-vitro, ku embrioni vendoset në kapsulën artificiale dhe monitorohet vazhdimisht nga sensorë që kontrollojnë temperaturën, oksigjenin dhe parametrat jetikë të fetusit. Megjithatë, ai theksoi se projekti është ende në fazat fillestare dhe mbetet skeptic për realizimin e plotë të tij në praktikë.

Në intervistë ai komentoi edhe zhvillimet në turizmin hapësinor dhe planet për struktura turistike në Hënë, duke përmendur kompaninë Blue Origin të themeluar nga Jeff Bezos, në konkurrencë me projektet e Elon Musk. Sipas tij, ide si hotelet në Hënë mund të bëhen realitet brenda disa viteve, edhe pse do të jenë të aksesueshme kryesisht për miliarderët.

Në aspektin mjekësor, ai theksoi rëndësinë e sistemeve robotike si Da Vinci Surgical System, të cilat ndihmojnë kirurgët në operacione shumë të ndërlikuara. Megjithatë, Mertenika nënvizoi se këto sisteme nuk funksionojnë në mënyrë autonome dhe gjithmonë kontrollohen nga kirurgë specialistë.

Sipas tij, inteligjenca artificiale dhe robotika mund të lehtësojnë punën e mjekëve dhe të rrisin saktësinë e procedurave, por vendimet dhe përgjegjësia përfundimtare do të mbeten gjithmonë në duart e njeriut.

Mertenika:

Shiko, shëndetësia, ja, po ta shikojmë, kjo është ajo më pikantja domethënë, që startup-et e ndryshme. Këtu kemi të bëjmë me një sistem robotik, që edhe mua më ka bërë përshtypje realisht. Domethënë që ka një alternim për të krijuar një placentë. E quajtur mitra artificiale. Që kjo është një kompani amerikane, EctoLife Corporation, që po e bën, po e krijon si ide. Që do të thotë rritja e fëmijës për nëntë muaj brenda një kapsule qelqi me lëngun amniotik dhe kordoni umbilikal është artificial, i lidhur me bioreaktor. Okay, që e ushqen edhe i jep të gjitha...

Që do të thotë, shiko, fakti që kjo krijohet. Shiko, fakti që kjo krijohet nuk duan të tregojnë që shiko ku po arrijmë ne. Kjo krijohet për shkak për të eleminuar, domethënë, ose komplikacionet gjatë shtatzënisë, ose ka pasur pikërisht pra gra të cilët kanë pasur sëmundje tumorale apo kancer, pikërisht pra dhe u është hequr placenta dhe u aplikohet kjo. Janë sisteme, mua më duken deri diku domethënë, janë startupe që kanë filluar të eksperimentohen por shohim se sa ku do arrijnë. Po si do rritet fëmija aty?

Gjithmonë është një ndërthurje midis teknikës in-vitro. Pra, që do të thotë, fillimisht pasi bëhet, krijohet fetusi nga procesi in-vitro. Pikërisht embrioni implementohet në këtë kapsulë qelqi dhe më pas fillon me procesi. Ajo ka bioreaktorët që ofrojnë konceptin maksimal dhe optimal të nutricionizmit, pra të ushqyerit në mënyrë maksimale dhe optimale të fetusit, dhe bioreaktori tjetër që është i lënë shkëmbimit, i drenazhit, i elementeve të ndryshme. Pra krijon, i kanë krijuar domethënë, brenda këtij bioreaktori, se kjo është shumë interesante që ka bërë bujë në çdo international media sot. Ka sensor, monitor, pacient i implementuar që shikon në kushte kohë, në kohë reale ose kohë rente, shikon pikërisht pra vlerat jetike të fetusit. Temperatura, sasia e oksigjenit, sasia e dioksidit të karbonit.

Kjo është në faza fillestare. Faza fillestare, por ajo që unë mendoj, shiko, se dhe ne teknologjisë jemi skeptikë, sepse është edhe ajo tjetra, promovimi i turizmit kozmik, që ka filluar deri diku, nga këto fantaksurit, po që unë jam fans i madh. Hotelin Hënë që do ndërtohet. Shiko, këto vazhdojnë, eksperimentojnë, krijojnë. Por kjo ishte një gjë shumë fantastike, megjithëse unë do të doja që ta, që ta shijoja një natë këtu, pavarësisht se nuk është targeti, targeti i kësaj G-Space Corporate që po e bëjnë këta, janë miliarderët. Një natë këtu do kushtojë 1 milion dollarë ose 1 milion euro. Interesant. Ku po shkon inteligjenca. Për të ndërtuar një hotel në Hënë nuk është se është e vështirë, por për të krijuar facilitetin, suportin, oksigjenimin, stafin mjekësor, transporti, sigurisht që kanë kosto.

Tani, kjo është më se, sepse Hëna është një satelit që ndodhet afër. Pak më shumë se 300,000 km. Për 72 orë maksimumi shkon atje. Por që të shikosh një eksperiencë shumë të bukur, për shembull, jashtë planetit blu, jashtë orbitës është e bukur. Pra kishe e kishe nxjerrë pra ky, ky Jeff Bezos, si konkurenti i Elon Musk-ut me këtë Blue Origin Corporate, që kishte çuar një grup vajzash, Katy Perry bashkë me të dashurin e vet. Ku ka më bukur, ku ka më bukur t'i kishim dhe ne aty, ta shifshim njëherë. Mundet dëshiroja shumë atë.

Për të ndërtuar hotelin. Unë mendoj që kjo do realizohet për pesë vjet, se është e realizueshme. Por skeptik jam te placenta artificiale. Sepse është shumë e vështirë të krijosh teknologji të reja në konceptin mjekësor. 

Edhe ç'është e vërteta është, te çështja për shembull e gabimit kuptohet. Këtu kemi të bëjmë me marsh gabimi zero, ose minimale, sepse inteligjenca artificiale është gjuhë programimi, është gjuhë matematikore, nuk gabon. Varet nga ne. Nëse ne menaxhojmë ose keqmenaxhojmë, ajo do veprojë siç do bëjmë ne. Është si puna e asaj, ne i japim trigger-in, pas çdo 'button'-i 'go', ajo vazhdon na ndjek në çdo gjë. Por që, unë për shembull dua të prek përsëri në sektorin mjekësor një Da Vinci Robotic System, një sistem robotik shumë të avancuar kirurgjikal, që sot domethënë po bën çudira. Po bën çudira në aspektin që...

Patjetër, ka nja pesë, gjashtë vjet që është krijuar. Domethënë, kirurgu dixhital, kirurgu robotik që bën ato incizionet, prerjet, suturimet, riparimin, ekstraktimin e masave të ndryshme që krijon organi e të tjera, por ai nuk mund të funksionojë në mënyrë autonome. Që do të thotë, hajde tashi të futem në kirurgji se do ta bëjë roboti. 'No sense'. Gjithmonë, që do të them këtë, që gjithmonë do menaxhohet nga inteligjenca natyrale. Ne jemi ata që i japim startin dhe e kontrollojmë. Kirurgu robotik Da Vinci është ai që menaxhohet nga një kirurg ekspert, neurokirurg, kardiokirurg, kirurg ortoped, e të tjera e të tjera, në panelin e menaxhimit. Ndërkohë që në pjesën tjetër robotike ku ndodhet pacienti, është një staf mjekësor që të ruajë, të menaxhojë situatën çfarë ndodh.

Pyetja është nëse pëson një defekt ky kirurg robotik, çfarë ndodh? Po, përgjegjësia.  Po, që do të thotë, sistemet e teknologjisë sot janë aq të avancuara sepse saqë kalojnë në atë sistemin 'breakout' ose në atë sistemin që nëse ka një problem, aty ndalon, nuk...

Nëse një mikrokontroller kalon 'corrupted', ajo nuk të realizon, domethënë ka atë sistemin 'safe'.

Po i lehton punën që po bëjnë. Domethënë desha të prekja prapë këtë Da Vinci Robotic System. Nëse për shembull ndodh një problematikë në një mikrokontroller, ne i dimë mikrokontroller, mikroprocesorët e të tjera e të tjera. Nëse ndodh një problem, ato kalojnë pikërisht pra në një bllokim automatik që nuk të shkaktojnë dëm, por aty ngelin në vend. E qartë. Dhe duhet ndërhyrje njerëzore.

Por që për të na zëvendësuar, në mënyrë indirekte po e bën. Madje po e qan. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco