Fshati Karjan në Gjirokastër nuk i ka shpëtuar plagës së shpopullimit që ka përfshirë vendin. Nga rreth 300 banorë dikur, sot kanë mbetur vetëm 70, shumica të moshuar. Të rinjtë janë larguar drejt emigracionit për shkak të vështirësive ekonomike, ndërsa të moshuarit thonë se jeta pa fëmijë është gjithnjë e më e vështirë.
SYRI TV
Fshati Karjan, dikur një zonë me rreth 300 banorë, sot po përballet me tkurrjen e vazhdueshme të popullsisë.
Aktualisht, në këtë fshat jetojnë rreth 70 familje, kryesisht mosha të treta.
Të rinjtë dhe fëmijët janë larguar prej vitesh drejt emigrimit, në kërkim të një jete më të mirë dhe mundësi ekonomike.
Të moshuarit që kanë mbetur vazhdojnë të jetojnë në Karjan, duke u marrë kryesisht me bujqësi dhe blegtori, si mënyra e vetme për të siguruar të ardhura, të cilat shpesh nuk mjaftojnë për të përballuar nevojat e përditshme.
Ashtu si shumë zona të tjera rurale të vendit që prej vitesh janë goditur nga plaga e emigracionit, edhe fshati Karjan po përballet me tkurrjen e pandalshme të popullsisë.
Largimi i të rinjve dhe mungesa e perspektivës po e zbehin gradualisht jetën në këtë zonë, duke e lënë fshatin të mbijëtojë vetëm falë banorëve të moshuar që ende rezistojnë.
© SYRI.net