SYRI TV/ Skandal, ministrja Sala justifikon Onkologjikun: Duroni për ilaçet dhe pajisjet e prishura

14:18, 05/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministrja e Shëndetësisë ka mohuar situatën skandaloze në spitale, duke i cilësuar si lajme të pavërteta dhe sulme. E pyetur konkretisht për mungesën e barnave dhe pajisjeve në spitalin onkologjik, Ministrja Sala edhe pse me profesion mjeke, ka habitur me deklaratën e saj, duke pohuar se këto do të zgjidhen deri nga fundi i vitit, e në këtë mënyrë pacientët që kanë në trup sëmundjen vdekjeprurëse duhet të presin deri sa qeveria të hartojë planet dhe politikat e saj shëndetësore.

Syri TV

Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala në konferencën e parë me gazetarët ka vijuar me të njëjtin strategji si paraardhësit e saj dhe propaganda e qeverisë Rama, që fajin për situatën skandaloze në spitale e kanë qytetarët që bëjnë denoncime dhe mediat.

Në vend të sqarimit dhe një zgjidhje për situatën aktuale, ministrja Salla zgjodhi të sillet si në fushatë elektorale, ku në vend të zgjidhjes të situatës,  lexoi plane se çfarë duhet të bëhet. E kthyer nga gazetari Osman Stafa në realitetin e përditshëm tek onkologjiku, për mungesën e barnave, Ministrja Sala sërish nuk dha një zgjidhje për këta qytetarë, duke pohuar se do të ngrihet një grup pune, por sipas saj zgjidhja e furnizimit të menjëhershëm të spitalit me ilaçe nuk mjafton.  

Për shmangien e pyetjes për pasojat që ka te pacientët me tumor mosmarrja e ilaçeve që spitali nuk ua siguron, ministrja u shpreh se kjo varet nga pacienti, një konfirmim ky i lënies në mëshirë të fatit në betejën me vdekjen.

Jo vetëm medikamentet që mungojnë në spital, e që gjenden me çmime të larta në derë të Spitalit, por edhe pajisjet në Spitalin Onkologjik janë jashtë funksioni. Edhe në këtë rast, justifikimi i ministres ka qenë skandaloze, duke u kërkuar pacientëve që ti rezistojnë sëmundjes vdekjeprurëse edhe një vit, sa qeveria të marri masa.

Edhe pse që në nisje të konferencës ministrja ja la fajin qytetarëve dhe mediave për situatën, gjatë marrjes në pyetje u kujdes disa herë të ripërsëriste instruksionet për efekt publik të bashkëpunimit me median, por në fund, sërish ministrja dhe stafi u kujdesën të censuronin pyetjet e gazetarëve duke refuzuar pyetjet dhe transparencën me publikun për çështje kaq jetike sa çështje sistemi shëndetësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco