Këto pamje vijnë nga bregdeti i Shëngjinit, ku është vënë re një fenomen që ndodh rrallë, tërheqja e theksuar e ujit të detit, pasi vija e ujit është larguar dukshëm nga bregu.
Ky fenomen është komentuar nga qytetarët që kanë parë pjesë të shtratit të rërës që zakonisht është nën ujë.
Nga ajo që duket edhe në pamjet e siguruara nga gazetari i Klan News, Martin Marku, uji është tërhequr nga bregu me rreth 20 metra, duke krijuar kështu një breg të dytë në plazhin e Shëngiinit.
Specialistët thonë se faktorë si moti dhe presioni i ajrit mund të ndikojnë në tërheqjen e ujit, edhe pse ky fenomen është i pazakontë në këtë shkallë.
Disa banorë të zonës jashtë kameras bëjnë me dije se zona që zakonisht mbulohet nga deti tani është bërë tokë e ekspozuar, duke ngjallur kuriozitet, por njëkohësisht edhe shqetësim për shkak të ndryshimit të dukshëm të vijës bregdetare.
© SYRI.net