Lajmi i fundit

Lideri i PD, Sali Berisha, bashkëbisedim me qytetarët

Qindra hektarë lakër shkojnë dëm, mungesa e tregut zhyt fermerët e Divjakës në humbje totale

Qindra hektarë lakër shkojnë dëm, mungesa e tregut zhyt fermerët e Divjakës në humbje totale

12:29, 04/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fermerët e Divjakës po përballen këtë vit me humbje të mëdha nga kultura e lakrës. Tonelata të tëra me lakër kokë po groposen, ndërsa tregu nuk po ofron asnjë mundësi shitjeje për prodhimin e tyre.

Qindra hektarë të mbjella me lakër, që zakonisht kishin destinacion tregun e jashtëm, këtë vit nuk janë tërhequr as nga pikat e grumbullimit, të cilat kanë marrë vetëm rreth 5% të prodhimit.

Fenomeni ka prekur masivisht fshatrat Sulzotaj, Mizë, Zharrnec, Kryekuq dhe Kamenicë, ku ndodhen edhe sipërfaqet më të mëdha të mbjella.

Fermerët, të detyruar nga situata, prej 10 ditësh kanë nisur të groposin lakrën për të përgatitur tokën për mbjelljen e shalqinit.

Pavarësisht humbjeve të mëdha, ata kanë porositur fidanet e shalqinit dhe duhet t’i paguajnë ato, duke vazhduar punën pa asnjë mbështetje nga tregu apo kontratat e shitjes.

Fermerët shprehen se mungesa e tregut të jashtëm dhe kontratave të shitjes janë shkaktarët kryesorë të humbjeve totale.

Sipas të dhënave jozyrtare, sipërfaqja e mbjellë me lakër në Divjakë dhe Lushnje kap shifrën mbi 500 hektarë. Ndërkohë, kostoja e kultivimit të një hektari lakër arrin deri në 5–6 milionë lekë të vjetra.

Fenomeni tregon një herë të tjera pasojat e mungesës së politikave mbështetëse për fermerët dhe tregun e brendshëm, duke lënë prodhuesit pa rrugëdalje për të shitur prodhimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco