Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Moti i keq/ Shtyhet nisja e trageteve nga Porti i Durrësit

Moti i keq/ Shtyhet nisja e trageteve nga Porti i Durrësit

17:50, 04/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Autoriteti Portual Durrës njofton se, si pasojë e motit të keq që vendi ynë përfshihet mbrëmjen e sotme, janë ndryshuar oraret e nisjes së trageteve.

Porti njofton se imbarkimet do  të kryhen mbrëmjen e sotme, ndërsa nisja do të bëhet mëngjesin e së enjtes.

Njoftimit zyrtar:

Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve në tragete do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, në përputhje me oraret e planifikuara.

Nisja e trageteve është shtyrë dhe do të realizohet më 05.02.2026, në orët e para të mëngjesit, sapo të mundësohet përmirësimi i kushteve të motit.

Autoriteti Portual Durrës u bën thirrje udhëtarëve të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me kompanitë përkatëse të trageteve për informacion të përditësuar lidhur me oraret e lundrimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco