Rreth 120 paciente paraqiten cdo dite ne urgjencën e spitalit të Kukesit per vizita mjekesore per shkak te virozëve te stines. Nëndrejtori i Spitalit Rajonal të Kukësit, mjeku Emin Fehrati beri me dije se grup mosha me e prekur jane femije dhe rritur ndersa beri thirrje te kene kujdes pasi fluksi nga virozat dhe gripi pritet të mbetet i lartë edhe në javët në vijim.
SYRI TV
Dimri ka sjellë një fluks të shtuar pacientësh në urgjencën e Spitalit Rajonal të Kukësit. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht regjistrohen rreth 120 vizita në ditë, ku pjesa më e madhe e rasteve lidhen me virozat e stinës dhe gripin sezonal.Nëndrejtori i Spitalit Rajonal të Kukësit, mjeku Emin Fehrati, bën me dije se grupmoshat më të prekura janë fëmijët dhe të rriturit, të cilët paraqiten kryesisht me simptoma të infeksioneve respiratore.
Mjeku Fehrati ngre shqetesimim per përdorimin e antibiotikeve pa recete nga mjeku specialist dhe i ben thirrje farmacistëve dhe prindërve qe te tregojne kujdes .
Ndërkohë sipas mjekëve, fluksi i pacientëve të prekur nga virozat dhe gripi pritet të mbetet i lartë edhe në javët në vijim, për këtë arsye, ata apelojnë për kujdes maksimal dhe shmangie të vetë-mjekimit, me qëllim frenimin e përhapjes së virusit.
© SYRI.net