Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Misteri pas ‘Orës së Katastrofës’/ Barja: Ja pse shkencëtarët e bombës atomike u penduan për shpikjen e tyre

Misteri pas ‘Orës së Katastrofës’/ Barja: Ja pse shkencëtarët e bombës atomike u penduan për shpikjen e tyre

18:53, 01/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në SYRI i Botës në SYRI TV me Dori Dakën, eksperti i financave Emanuel Barja, duke folur nga Londra, shpjegoi kuptimin e vërtetë mbi paralajmërimin e "Orës së Katastrofës" (Doomsday Clock) dhe historinë e tij të errët.

Sipas zotit Barja, ora nuk duhet interpretuar si një parashikim literal i fundit të botës, por ajo është një metaforë e fuqishme që pasqyron nivelin e rrezikut me të cilin përballet civilizimi, veçanërisht nga armët bërthamore.

“Ajo tregon njëfarë sentimenti ku ndodhet njerëzimi, një sentiment politik dhe diplomatik,” shpjegoi ai.

Gjithashtu, Barja u shpreh se "Ora e Katastrofës" mbetet më shumë se një kuriozitet shkencor; ajo është ndërgjegjja kolektive e një brezi shkencëtarësh që, pasi zhbllokuan fuqinë e atomit, u përpoqën t'i paralajmëronin pasardhësit për përgjegjësinë e madhe që vjen me të. Ajo simbolizon faktin se fati i planetit varet nga vendime të brishta, të matura në sekondat e çmuara para mesnate.

Intervista në studio:

Barja: Po Dora, është me të vërtetë pyetje shumë e rëndësishme edhe besoj se shumë njerëz e kanë parë para disa ditësh, unë e pata postuar diçka në faqen time në Facebook në lidhje me këtë, për shkak se jam përcjellës bukur i zellshëm i buletinit, quhet Buletini i Atomik i orës së katastrofës ose Doomsday Clock siç njihet. Sepse është profesioni edhe nga banking-u, si menaxher i riskut e ka marrë shumë me seriozitet sepse ta jep një farë lloj, ta jep një farë lloj peizazhi se në fakt sa jemi afër rrezikut. Kur themi sa jemi afër rrezikut, tashti janë disa metrikse, disa ëh, metrikse të rrezikshmërisë që bankat, qeveritë e ndryshme, ministritë e ndryshme, sidomos ministritë e Mbrojtjes, ministritë e Rendit, edhe shkencëtarët që merren me armë nukleare ose që janë, si të themi, punonjës të këtyre farë entiteteve nukleare në vende të fuqishme, të cilat e marrin shumë, po them seriozisht këtë këtë, këtë metriksin e rrezikshmërisë. Kjo është, faktikisht është diçka simbolike, nuk është, nuk tregon që në fakt ne jemi afër tytave të, si të themi, lancimit të armëve nukleare ose Amerika është shumë afër një konfrontimi nuklear me Rusinë ose Kinën, por e tregon një farë lloj sentimenti ku njerëzimi, sentimenti njerëzor, sentimenti politik, sentimenti diplomatik, që thotë domethënë, na na, na zgjon nga gjumi, nga pakëz na këndell nga ky realiteti i hovshëm i teknologjisë së sotme duke na thënë se, shikoni, jemi disa sekonda, mund të ndodhë që ta zëmë, dikush brenda Kremlinit ose dikush në Shtëpinë e Bardhë mund të lancojë një silos, siç njihen këto farë baza të lancimit të armëve nukleare dhe mund të ndodhi që mund të jemi afër katastrofës, domethënë mund të ndodhi, është një mund, jo se do të ndodhi.

Daka: Po sigurisht ka disa fakte që me të cilat bazohet ky perceptim apo kjo zhvendosja e akrepave të orës, fakte konkrete besoj nga terreni.

Barja: Po, absolut, për shkak se buletini është krijuar në vitin 1945 nga shkencëtarët e emisionit të Manhattan, projekti Manhattan. Çka ka qenë projekti Manhattan? Projekti Manhattan ka qenë projekti i Amerikës menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Në fakt ka filluar shumë më herët, por pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, rrezikun që e pau Amerika që ishte duke u fuqizuar, e pau që Britania e Madhe e humbi perandorinë e saj, Rusia është e lodhur, Gjermania humbi totalisht, tashmë zotërinjtë e botës ishin amerikanët dhe këta e krijuan armën e parë bërthamore nëpërmjet projektit Manhattan. Në projektin Manhattan ishin të involvuar shumica prej shkencëtarëve ishin mbështetësit e Hitlerit, e Adolf Hitlerit dhe nazistëve gjerman, të cilët ishin marrë nga Gjermania në mënyrë të sigurt dhe klandestine edhe ishin instaluar në Amerikë në Florida edhe ata u angazhuan edhe u paguan edhe u mbrojtën nga qeveria amerikane për të krijuar armën e parë bërthamore e që natyrisht Harry Truman ishte presidenti i parë që në fakt e përdori në Hiroshima-Nagasaki. Tashmë, pas përdorimit të kësaj arme shkatërruese njerëzore, shumë nga shkencëtarët të cilët e kishin krijuar këtë armë, duke përfshirë natyrisht Szilardin, Rabinovichin, Oppenheimer, që është edhe nga filmi që e kemi parë domethënë që ka, është lëshuar para dy vitesh, këta kanë qenë pishman Dori, kanë qenë shumë pishman për shkak për veprën që e kanë kryer.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco