Lajmi i fundit

LIVE/ Promovimi i librit 'La Destra Verso il Futuro', i pranishëm lideri i opozitës Sali Berisha

'Respektoni kushtet e vizës'/ Paralajmëron ambasada e SHBA në Tiranë: Shkelja e afateve mund të çojë në pasoja të rënda

'Respektoni kushtet e vizës'/ Paralajmëron ambasada e SHBA në Tiranë: Shkelja e afateve mund të çojë në pasoja të rënda

17:06, 29/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë që të mos tejkalojnë afatin e vizës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada bën të ditur se qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tuaj për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara.

“Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi në Shtetet e Bashkuara përtej “Datës së pranimit deri më…” të I-94 mund të çojë në pasoja të rënda si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen. Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tuaj për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në reagimin e ambasadës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco