Kodra mbi qytetin e Laçit, pranë kishës së Shna Ndout, vazhdon të jetë e zhveshur nga pyjet për shkak të zjarreve të viteve të fundit. Masivi pyjor ka mbetur vetëm me trungje të djegura, të cilat nuk janë larguar ende, duke penguar rigjenerimin natyror të zonës.
Situata, që vijon prej rreth tre vitesh, ka shkaktuar fenomene erozive dhe përmbytje në pjesën e poshtme të qytetit të Laçit, duke rrezikuar tokat dhe infrastrukturën përreth.
Sipas specialistit të pyjeve, Albert Ndoci, largimi i trungjeve të djegura është i domosdoshëm për të krijuar kushtet e ripyllëzimit dhe për të parandaluar më tej dëmtimin e tokës:
“Vetëm pas largimit të trungjeve të djegura mund të fillojë ripyllëzimi i zonës dhe të rivendosen balanca natyrore,” shprehet ai.
© SYRI.net