SYRI TV
Rreth 75% e dozave të vaksinave të gripit që kanë qenë në përdorim, janë përdorur tek qytetarët në Shkodër. Shifrat bëhen të ditura nga kryevaksinatori pranë njësisë së kujdesit shëndetësor në këtë qytet, Arben Xhabija. Ky i fundit gjithashtu bën me dije se nga 1 janari ka nisur edhe vaksnimi kundër HPV-së, që të mbron nga kanceri.
Me vaksinën e gripit në Shkodër janë vaksinuar rreth 10 mijë e 600 persona ose 75% e dozave që kanë qenë në përdorim. Shifra bëhet e ditur nga Arben Xhabija, kryevaksinator pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër. Ai thekson se gripi tani ka arritur pikun.
Ndërkohë, nga 1 janari ka nisur vaksinimi i djemve 13-vjeçarë me vaksinën Human Papilloma Virus. Xhabija tregon se kjo vaksinë të mbron nga disa sëmundje dhe për këtë vaksinohen në vit rreth 700 vajza të moshës 13-vjeçare.
Vaksina kundër HPV-së mbron nga kanceri dhe lythat gjenitale.
© SYRI.net