Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Punime që zvarriten, rruga nacionale Librazhd-Prrenjas mbulohet nga balta dhe inertet. Rrezik për drejtuesit e automjeteve

Punime që zvarriten, rruga nacionale Librazhd-Prrenjas mbulohet nga balta dhe inertet. Rrezik për drejtuesit e automjeteve

13:29, 25/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rruga nacionale Librazhd-Prrenjas është mbuluar nga balta dhe inertet pas reshjeve të fundit që kanë prekur zonën. Drejtuesit e automjeteve janë përballur me një situatë të vështirë në qarkullimin përgjatë këtij aksi, ndërsa lëvizja bëhet e rrezikshme.

Po ashtu, rruga Librazhd-Prrenjas është përfshirë edhe nga trafiku, i cii ka qenë një problem konstant për të gjatë muajve të fundit.

Ndërkohë, firma e cila po kryen punimet për autostradën e korridorit VIII raportohet se ka zvarritur punimet, ndërsa kantieret e saj mbeten të hapura prej muajsh tashmë.

Sakaq, rruga është ndarë në disa lote, me tenderat që janë firmosur nga zv/kryeministrja e akuzuar nga SPAK dhe për të cilën kërkohet edhe arresti, Belinda Balluku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco