E cilësuar si rruga e “artë” e ministres Belinda Balluku, pasi ka kushtuar 260 mln euro ka pësuar çarje duke devijuar qarkullimin vetëm në një korsi.
Një çarje është konstatuar në lotin e dytë të rrugës Qafë Plloçë–Qukës, në afërsi të kthesës së fshatit Trebinjë. Sipas informacioneve, dëmtimi ka prekur strukturën e rrugës si në pjesën qendrore ashtu edhe në anësore, duke krijuar problematika në këtë segment.
Aktualisht, qarkullimi i mjeteve vijon, por në zonën e dëmtuar lëvizja kryhet vetëm në një korsi, për arsye sigurie. Firma kontraktore ndodhet në monitorim të vazhdueshëm të situatës.
Rikujtojmë se i njëjti aks vetëm dy javë më parë u bllokua plotësisht, si pasojë e rrëshqitjeve masive të dherave duke izoluar disa fshatra të Pogradecit.
© SYRI.net