Rruga Balldre-Torovicë, në qarkun e Lezhës, një segment 17 km i ngushtë dhe i pasigurt, ka shpërthyer si një burim aksidentesh. E rehabilituar para gjashtë vitesh, kjo rrugë ka një gjerësi më pak se 5 metra, duke e bërë të vështirë kalimin e dy mjeteve në të njëjtën kohë. Situata është përkeqësuar nga mungesa e sinjalistikës dhe kthesat e shumta, që e bëjnë lëvizjen gjithnjë e më të rrezikshme.
Banorët dhe drejtuesit e mjeteve në këtë zonë kanë ngritur shqetësimin për nevojën urgjente të zgjerimit të rrugës, veçanërisht gjatë sezonit turistik, kur fluksi i lëvizjes është i lartë.
Ata theksojnë se pa ndërhyrje, rreziku i aksidenteve mbetet i lartë dhe vazhdon të shkaktojë shqetësime për sigurinë.
Rrugaështë e njohur për fluksin e lartë të lëvizjes, sidomos gjatë sezonit të verës, kur përdoret nga pushuesit që frekuentojnë plazhin e Velipojës.
Ky segment është i mbushur banorë lokalë, të cilët kërkojnë një rrugë më të sigurt dhe më të gjerë për të udhëtuar pa frikë.
Në përpjekje për të shmangur aksidentet e mundshme, banorët dhe drejtuesit e mjeteve kërkojnë zgjerimin urgjent të rrugës, duke e bërë atë më të sigurt për kalim dhe më të përshtatshme për fluksin e lartë të trafikut.
Një ndër shqetësimet kryesore të banorëve është mungesa e veprimeve konkrete nga autoritetet përgjegjëse për këtë rrugë, e cila është kthyer në një pikë të rrezikshme për aksidente.
Ata theksojnë se pa një ndërhyrje të shpejtë, aksidentet mund të jenë të pakthyeshme dhe të kenë pasoja serioze për jetën e qytetarëve.
© SYRI.net